Vllaznia në futboll për femra është padyshim e pandalshme. Vajzat kuqeblu kanë thelluar sërish shifrat e bilancit rekord, duke arritur të marrin 15-fitore rradhazi në 15-ndeshje të luajtura.

Në këtë mënyrë, bilanci pozitiv me shifrat rekord vijon të thellohet për çdo ndeshje e më shumë për skuadrën kuqeblu, e cila po i drejtohet e sigurtë sërish drejt titullit kampion, pikërisht të 10-tit rradhazi.

Sa i takon shifrave, pas javës së 15-të, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka ka rregjistruar 15-fitore, me 107-gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Një rekord ky i pa hasur ndonjëherë më parë në futbollin shqiptar, i cili deri në mbyllje të kampionatit padyshim që pritet të thellohet edhe më tepër.

Ndërkohë, kujtojmë këtu që, Vllaznia në futboll për femra vijon të renditet në krye të klasifikimit me 45-pikë pas plot 15-javësh dhe padyshim për një sukses të tillë kanë meritat maksimale futbollistet e këtij ekipi dhe trajneri i tyre Nikolin Leka.
Maringlen ZHIVANI