Partizani ia ka dalë të fitojë çerekfinalen e parë ndaj Kukësit. Goli i Gjelbrim Taipi do të vendoste këtë takim, teksa në 43-të do t’i shënonte ish-skuadrës së tij.

Një ndeshje e luftuar mes të dyja ekipeve, të cilat nuk mundën të shënonin gola të tjerë, duke bërë që ky takim të përfundojë 1-0 për demat e Orges Shehit. Te Kukësi debuton me humbje Bledar Devolli.

Ndërkohë ë këtë takim pati edhe dy zëvendësime të detyrueshme. Fillimisht Xhuliano Skuka u dëmtua dhe doli me barrelë nga fusha e lojës që në pjesën e parë duke shqetësuar kështu stafin e të kuqve. Dëmntim mori edhe Da Motta, i cili gjithashtu u zëvendësua që fillimin e pjesës së dytë.

KUKËSI – PARTIZANI 0 – 1

(Taipi 43′)

KUKËSI: Tafas, Lamçe, Zhongo, Zenunaj, Selita, Mbarak, Fejzaj, Da Mota, Salami, Solodonikov, Rivas. Trajner: Bledar Devolli

PARTIZANI: Qirko, Hadroj, Sota, Preka, Atanaskoski, Buxhelaj, Rrapaj, Maget, Taipi, Cara, Skuka. Trajner: Orges Shehi

Arbitër: Indrit Myrtja