Partizani fiton çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë kundër Kukësit. Gjelbrim Taipi do të ndëshkonte verilindorët në “Kukës Arena”.Pas kësaj fitoreje, Orges Shehi do të theksonte se:
“Fitorja? Ndeshje që ne e kishimvlereësuar. Ndeshje që ka momente të veçantë. Na penalizoi pak edhe fusha dhe në fund ne morëm masat për lojtarë shtatlartë për të arritur drejt rezultatit.
Lojtarët e rinj? Jemi të kënaqur. Buxhelaj dhe Prekaj vijnë dhe luajnë për 90-të minuta. Kanë munguar gjatë dhe dhanë sinjal pozitiv. Komplimenta meriton edhe Mehmeti që u fut siç duhet në fushën e lojës.
Skuadra tregoi ekuilibër në mbrojtje? Ne kërkojmë të jemi gjithmonë në ekuilibër. Buxhelaj bëri siç duhet detyrat e dhëna. Skuadra përshtatej siç duhej në mbrojtjes, pavarësisht se nga fundi u konsumuan, por gjithsesi ekuilibri ishte po aty. Do përmirësohemi në ndeshjet e ardhshme, pasi kemi pësuar në tranzicion.
Kishim raste dhe momente të caktuara ku kërkonim të mbyllnim ndeshjen, por jo çdo rast bëhet gol. Ne vlerësojmë çdo ndeshje.
Cara del në të 65-të? Cara ka luajtur deri në 75’ sHEminutat. Konsumohet shumë dhe kam menduar ta zëvendësoj. Sot nuk e ndërruam për gjendjen fizike dhe menduam ta ruajmë për sifdat e radhës. Kishim frikë se mos dëmtohej.
Sfida e ardhshme me Skëndërbeun? Nesër është ditë rikuperimi dhe nuk kam ndonjë interest ë masdh për Skënderbeun – Dinamon.
Dëmtimi i Skukës? Shqetësimi i parë është kontraktim. Shpresoj të mos jetë kjo dhe ne lutemi të mos ketë dëmtim, të paktën tëërheqje që do e mbante larg fushës”, ka përfunduar Shehi.