Barcelona është tepër e vëmendshme sa i përket tregut të futbollistëve të rinj, që mund të jenë interesantë për të përforcuar ekipin e parë në të ardhmen e afërt.
Siç raporton nga Gjermania “Bild”, Barça po ndjek hapat e “playmakerit” premtues Raul Paula, një futbollist 20-vjeçar që po shkëlqen këtë sezon me ekipin rezervë të Shtutgartit dhe po pret mundësinë e tij me ekipin e parë.
Raul Paula ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë pesë asistime në 21 ndeshje me ekipin rezervë të Shtutgartit, i cili luan në divizionin e katërt të futbollit gjerman.
“Bild” thekson se ai është një futbollist që i pëlqen presidentit Joan Laporta. Përveç interesimit të supozuar të Barçës, edhe ekipet e tjera të Premier League-s po e vëzhgojnë situatën e Raul Paulas, i cili ka një kontratë në fuqi deri në vitin 2026 me Stuttgartin, por dëshiron të bëjë kërcimin në ekipin e parë ose të kërkojë një ekip ku ai mund të ketë mundësi në elitë.
Informacioni i lartpërmendur detajon se nënshkrimi me Barçën është një ëndërr fëmijërie e Raul Paulas, i cili ka kombësi portugeze.