Drejtimi I klubit të futbollit nga ana e Bashkisë Shkodër në këtë sezon rezultoi I dështuar. Drejtuesit e këtij institucioni në fillim ndoshta e kishin menduar të lehtë këtë gjë duke thënë se “ne kemi shtruar rrugë e trotuare dhe jo më nuk po drejtojmë një ekip futbolli”. Në fakt, rruga mund të shtrohet, po ashtu edhe trotuari por futbolli është tjerët gjë. Shumë më I vështirë, shumë më kompleks dhe besoj se tashmë edhe vetë krerët e Bashkisë e kanë kuptuar këtë gjë. Në opinion sportiv shkodran përditë e më tepër po përforcohet mendimi se Bashkia duhet të heqë dorë sa më parë nga drejtimi I Vllaznisë. Në fakt ka disa muaj që vetë ky institucion ka deklaruar se do nxjerrë në shitje një pjesë të aksioneve për të ofruar biznesmenë të tjerë por kjo deri tani nuk ka ndodhur. Specialistë të ndryshëm futbolli e kanë bërë publike idenë e tyre se Vllaznia duhet drejtuar nga një person I vetëm dhe jo nga një institucion siç është Bashkia. Me këtë mendim janë edhe shumë tifozë dhe njerëz që e duan këtë skuadër. Zhgënjimi që ata kanë pësuar me rezultate e skuadrës në këtë sezon, I ka bërë ata të jenë më të ashpër në këtë kërkesë, aq sa tani nuk mund të pranohet një dështim I dytë I Vllaznisë nën drejtimin e këtij institucioni. Këto ditë në fakt do jetë takimi vendimtar I drejtuesve të klubit me kryebashkiakun Lorenc Luka për të mësuar prej tij se çfarë do bëhet me Vllazninë. Nëse do e mbajë Bashkia, sa do jete fondi në dispozicion për të ndërtuar skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe prej saj pastaj do dalin edhe objektivat. Nuk përjashtohet mundësia që shumë shpejt të dalin në shitje edhe një pjesë e aksioneve për të ofruar aksionerë të tjerë pranë klubit.
www.shkodrasport.com