Ne Shkoder kane filluar te mendojne dhe te enderrojne per nje Vllazni kampione, por ka edhe te tjere qe mendojne ndryshe.
Shkëlqim Muça i ftuar në Rubrikën Sportive ka folur edhe rreth ecurise se ekipit shkodran ne kete fillim kampionati dhe u shpreh se nuk e beson se Vllaznia mund të dalë kampione.
Vllaznia-Bylis– “Ishte një ndeshje e mirë, jo shumë e mirë. Bylisi humbi raste me portierin, edhe Vllaznisë pati raste, por Vllaznisë i vlenin më shumë 3-pikët se loja. Ka krijuar optimizëm, po ecën mirë, ka krijuar frymën e grupit.
Nuk mendoj se do dali kampion, por do jetë konkurente deri në fund. Akoma nuk jam i bindur tani se mund dali kampion. Ka mangësi, lojtarëve u mungon eksperienca. Por do jetë mes 4-5 ekipeve”, u shpreh Muça.