Drejtori i Partizanit Olsi Rama eshte i ftuar sonte ne “Procesi Sportiv” ku ka folur edhe per bojkotin e kampionatit duke qene pro nje vendimi te tille, por nga ana tjeter ka thene se i vjen keq per Vllaznine qe do te shkoje deri ne Korçe per te protestuar per mosnisjen e kampionatit.


Pse bojkot dhe deri kurrë?

Është një masë ekstreme bojkoti. Çështja është pse në këtë moment dhe pse e merr Superliga këtë vendim, pasi ligji ka të bëjë me sportet. Kërkesat e famshme ju i dini. Unë mendoj që duhet të bëhet më tepër me sportin.

Futbolli është një biznes i dështuar në Shqipëri. Një ligj është aprovuar mbi sponsorizimet. 2 klubet e Superligës duhet të preokupohen për këtë punë sepse janë SH.A. Kjo mund të hapi derën për intereset e bizneseve që mund të venë emrat në fanellë. Liga duhet të informohet më tepër mbi zhvillimet. Të shohim si do të jetë impakti dhe interesi. Investimi duhet të kthehet në të mirën e taksapaguesve.

Në mbledhje që u bë ditën e shtunë unë mungoja, nuk ishte as Demi. Është vendosur që të vazhdojë bojkoti edhe javën e ardhshme dhe futbollistët të zbresin në fushë duke protestuar. Më vjen keq për Vllazninë që duhet të shkojë deri në Korçë, të dalë në fushë dhe të kthehet sërish.