Marash Kumbulla është bërë një emër i njohur në futbollin botëror në muajt e fundit, duke u kthyer në epiqendrën e merkatos pasi diskutohet kalimi i tij në një prej skuadrave të njohura në Itali apo edhe jashtë saj pasi ka shumë të tillë që e monitorojnë prej kohësh. Por tashmë mbrojtësi shqiptar është bërë i njohru edhe për ata që pëlqejnë futbollin virtual.

“EA Sports” ka publikuar të dhënat e lojtarëve që do të jenë pjesë e versionit të ri të lojës së famshme futbollistike, FIFA 21 dhe të apasionuarit e videolojërave kanë zbuluar se Kumbulla renditet në majën e listës së futbollistëve më të përmirësuar në krahasim me edicionin e kaluar.

Për Kumbullën ka një rritje me +15 të vlerësimit të tij, nga 60 në 75, me përmirësim të të gjitha të dhënave të tij në versionin e ri. Ai kështu lë pas emra shumë të njohur që kanë shpërthyer në sezonin e fundit si Kulusevski (+13), Haland (+11), Grinuod (+10) apo Saka (+10).

Me siguri një krenari për futbolistin i cili gjatë periudhës së karantinës në Itali tregonte se kalonte shumë kohë me Play Station duke luajtur lojrat me futboill. /vipsport/