Futbolli është në kolaps, teksa ende nuk dihet fati i tij. Në emisionin Procesi sportiv te Top Channel është i ftuar Drejtori i përgjithshëm i Teutës, Artan Shyti. Shyti shprehet se ka shumë probleme të brendshme dhe nuk ka aq kordinim sa duhet.

Ai pohon se ekipet e Kategorisë Superiore nuk e kanë të qartë se çfarë duhet realisht. Zyrtari i njohur ia ”faturon” bojkotin FSHF-së.

”Liga duhet të gjenerojë para, jo bojkot. S’më pëlqeu. Mund ta bënin prezent në forma të tjera. Kjo ëshjtë forma më e papërshtatshme për t’u prezantuar.

Nëse do të zgjidheshim problemet me bojkot, do të mbyllej bojkoti pas dy vitesh. Edhe kërkesat me përqindjet e sponsorizimit është në ajër. Sepse ligji i vitit 1994, që ka mbaruar në vitin 2008, thotë kundër asaj që pretendon federata. Ai që sponsorizon nuk ka të drejtë të përfitojë nga ligji i sponsorizimit.

Këta se kanë lexuar ligjin aktual. Këta duan para sot, jo ndryshim ligjor. Për mua nuk dinë ta kërkojnë ndryshime. Baza është ligjore është me probleme. Juristi i federatës nuk e dinte që 5% shumëzim për 3 nuk e dinte që ishte e miratuar që në 2020. Nuk zgjidhet që liga të kërkojë leje në Federata. Nuk është vendim i Ligës, është i Komiteti Ekzekutiv të FSHF-së.

Baza ligjore duhet të jetë që jo 48 kryetarë bashkish të jenë në FSHF. Kryetarët e bashkive japin para. Si mund të hapësh luftë me qeverinë kur pushteti lokal të mban 70% të futbollit?! S’mund të hysh në bojkot me superstrukturën pa ndrshyuar strukturën. Është strukturë amfibe.

Kur thotë kryeministri nuk di asgjë, kjo është qasje pa produktivitet. Le të vazhdojnë thotë. Për mua, ai 6% duhet bërë zero” – Pohon Shyti.