Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, i ftuar në studion e “Procesit Sporitv”, u pyet fillimisht në lidhje me qëndrimin e tij për sa i përket bojkotit të Kategorisë Superiore, nëse ishte me presidentin Gaz Demi apo me kryeministrin Edi Rama.
Jeni me Gaz Demin apo me Edi Ramën?
Jam me sportin. Jam me futbollin. Unë këtu kam ardhur si drejtor i Partizanit, por edhe si dashamirës i sportit. Më intereson më shumë axhenda sesi sporti mund të ndihmohet.
Nje pergjigje qe ne fakt duket se e afron me shume drejtorin me presidentin e Partizanit qe pak dite me pare ka firmosur per bojkotimin e kampionatit si rrjedhoje e neglizhences qe ka shfaqur ndaj futbollit Qeveria e drejtuar nga i vellai.
Megjithate Olsi Rama eshte shprehur se nje qendrim i tille nuk do te thote se klubet duhet te shmangen nga pagesa e taksave dhe detyrimeve. E rendesishme eshte qe Qeveria te jete ne krahun e klubeve dhe Federates per te ndihmuar ne rritjen e financimit permes permiresimit te kushteve per investim.