Fantazisti i Laçit, Regi Lushkja, me shumë mundësi do të firmosë me klubin kampion të Moldavisë, Sherif Tiraspol.

Edhe pse klubi kurbinas që disponon kartonin e lojtarit nuk ka thënë ende fjalën e fundit për të konkretizuar shitjen e kavajasit, gjasat janë që transferimi të mbyllet për 350 mijë euro dhe një përqindje të vogël të kartonit që do të mbajë Laçi.

Ditët në vijim janë vendimtare për mesfushorin.