Kane mbetur edhe pak me shume 8 ore nga afati perfundimtar i mbylljes se merkatos ne futbollin shqiptar dhe disa prej ekipeve po mundohen te bejne levizjet e duhura per te forcuar rradhet e tyre, por tek Vllaznia duket se nuk do te ndryshoje asgje.

Drejtuesit e klubit ne bashkepunim me stafin teknik mesa duket kane rene dakord qe te mos bejne asnje levizje te sforcuar te oreve te fundit dhe si rrjedhoje e kane mbyllur merkaton e veres me kontigjentin aktual qe kane ne dispozicion.

Ndonese gjithçka merr fund ne oren 24.00 te mbremjes se sotme, Vllaznia nuk do te realizoje asnje goditje te oreve te fundit dhe prandaj i gjithe fokusi eshte perqendruar tek pergatitjet per sfiden e rradhes, ate ndaj Tiranes qe do te luhet diten e premte.

Ne fakt, tifozet kane enderruar shume qe drejtuesit t’u bejne dhurate ne kete fund- merkatoje nje qendersulmues i cili do te zgjidhte problemet qe skuadra ka shfaqur ne kete repart, por kjo nuk ka ndodhur. Po ashtu u fol edhe per mundesine e marrjes se mbrojtesit Bruno Lulaj i cili madje e pat pranuar vete per “Shkodra Sport” se ishte ne kontakte me drejtuesit kuqeblu, por as kjo nuk ka sjelle asgje.

Ne keto rrethana, lojtari i fundit qe iu bashkua Vllaznise ne merkaton e veres mesa duket ka qene Esat Mala. Per zhvillime te tjera ne merkato, tashme tek skuadra shkodrane duhet pritur janari./SHKODRA-SPORT.COM/