rges Shehi ka folur pas humbjes 1-0 në derbi. Trajneri i Tiranës për mikrofonin e Oversport deklaroi:“Pavarësisht ndryshimeve, jemi të kushtëzuar me ndryshimet. Nuk mendoj se goli erdhi prej ndryshimeve, por prej 10 minutave të presionit. Ia bëmë të lehtë duke futur veten në presion. Pastaj bëhet më e vështirë.
Skema? E thashë dhe më parë që nuk është thelbësore ndryshimi. Ditën e fundit donim Behiratchen, dje morëm sinjal që nuk ishte i gatshëm. Kërkuam që të luanim me Brunon nga e djathta. Goli erdhi si pasojë e gabimeve tona. Kur e fut veten në presion dhe i jep mundësi kundërshtarit, ndëshkohesh. Kemi nevojë për organikë, për lojtarë. Deliu ka bërë një ndeshje të mirë. Na dha pak frymëmarrje dhe donim ta nisnim lojën nga këmbët e tij.
Merkato në mbrojtje? Gjithë përshtjellimin na e ka sjellë mosfunksionimi i krahut të djathtë. Tozhevski na ka vënë në dilemë. Hysein ende s’është në formën që unë dua. Ky përshtjellim ka sjellë dhe ndryshimet. Pastaj mungesa e Behiratches është e rëndësishme. Aleksi ka luajtur edhe më parë në atë pozicion. Është kampionat i gjatë, ende s’ka mbaruar gjysma.
Ne u munduam të luajmë shpejt, të ndryshojmë krahun e lojës. Unë mendoj që diferencën e bëri agresiviteti i sulmuesit të Partizanit, në krahasim me ne. Duhet të ishim më agresiv, veçanërisht pjesa e parë. Është luajtur vetëm 10 minuta të këqija. Loja u ndërpre shpesh dhe ritmi ra. Sa të nisësh të ngrohësh sërish… Partizani u riniste me gabimet tona”, tha ai.