Ne ambjentin futbollistik shqiptar po diskutohet shume per skemen e re te kampionatit te Superiores me “Final 4″. Shume prej protagonisteve te tij mendojne se ajo nuk eshte skema e duhur, por krejt ndryshe mendojne drejtuesit e Federates.

Megjithate kjo mbetet per t’u pare deri ne fund. Protagonisti i rradhes qe eshte ndalur ne kete çeshtje eshte trajneri i Partizanit Orges Shehi sipas te cilit skema aktuale ia ka zbehur luften sportive.

“Unë mendoj që të gjitha skuadrat janë për t’u mundur sidomos kundërshtari i radhës, pasi të gjitha kanë objektiva dhe kërkojnë të bëjnë më të mirën. Final 4 e zbeh pak luftën sportive përsa i përket pikëve, nuk i fut skuadrat në stres për të kapur kundërshtarët.

Ne futemi në çdo ndeshje për ta fituar dhe në aspektin personal motivimi është prezent dhe më i lehtë. Skuadra më e fortë e momentit është gjithmonë skuadra e radhës, aty është përqëndrimi më i madh”.