Vllaznia vazhdon te shkelqeje dhe eshte skuadra e momentit teksa dje me fitoren 2-1 ndaj Egnatias rregjitroi edhe suksesin e 9-te rradhazi. Nje merite ne kete ecuri padyshim qe ka edhe trajneri Qatip Osmani i cili ka sjelle nje qetesi e siguri te madhe tek skuadra.
Kjo gje eshte vleresuar shume edhe nga kompozitori i njohur Osman Mula, njekohesisht tifoz i zjarrte i Vllaznise. Ne nje postim te gazetes “Shkodra Sport” per trajnerin kuqeblu, ai ka lene kete koment qe padyshim eshte per t’u evidentuar:
“Z.Qatip! Ke hy ne zemren e shkodranit. Dhe kur futesh aty e ndjen vehten ma mire dhe ma ngrohte se kurre. Asht merite e jotja, djersa, puna, qytetarija, urtesia por dhe Shkodra i do keto tipa prandaj i vlereson dhe t’i pas kesaj dite te vjen titulli: Qatip Osmani-Zotni Shkodre!
Pas keti titulli futesh ne kujtese, histori, merr tituj dhe medalje dhe mbi te gjitha sot je kryefjala e çdo shkodrani.
QATIP! Keto qe t’i thashe nuk jan pak. Sot njerezit i enderrojne kEto vleresime”./SHKODRA-SPORT.COM/