HomeKRYESOREPalët arrijnë akordin, Galatasaray ka gati ofertën për sulmuesin shqiptar

Palët arrijnë akordin, Galatasaray ka gati ofertën për sulmuesin shqiptar

Në Turqi nuk ka dyshime për të ardhmen e Milot Rashicës! Raportohet se kampionët e Gallatasarait, kanë arritur akordin total dhe do të blejnë përfundimisht kartonin e shqiptarit të Kosovës.

Rashica e kaloi sezonin e fundit si i huazuar te gjiganti turk nga anglezët e Noruiçit.

Gallatasarai u shpall kampion në Superligën e Turqisë, teksa Rashica ia doli të lë gjurmë dhe kjo duket të jetë arsyeja pse klubi insistoi për transferimin e tij.

27-vjeçari regjistroi 30 paraqitje zyrtare, 23 prej të cilave ishte në formacionin e titullarëve.

Ai luajti për 1950 minuta në total, teksa kontribuoi me gjashtë gola dhe shtatë asistime.

Sipas gazetarit nga “Millyet”, Nevzat Dindar, Gallatasarai, tashmë ka siguruar shërbimet e futbollistit nga Vushtrria.

Klubi nga Stambolli thuhet se do t’i paguajë 7 milionë euro Noruiçit për këtë transferim.

Milot Rashica do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare, teksa paga e tij do të jetë 1.5 milionë euro.

Zyrtarizimi i sulmuesit të Kosovës te Gallatasarai besohet se do të bëhet së shpejti.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments