Në historinë e sportit shkodran ka shumë raste që pjestarë të një familje kanë kontribuar në një apo disa lloje sportesh. Një rast i tillë është edhe ai i familjes Rakiqi e cila ka qenë e lidhur ngushtë shumë me futbollin.

Esati me një karrierë si askush tjetër, si sportist por edhe si trajner, duke qenë i veçantë në llojin e tij. Por jo më pak protagonist, ndonese jo me atë popullaritet ka qenë edhe i vëllai- Aliu.

Ai zgjodhi një rrugë tjetër, atë të mësimdhënies por edhe këtu brenda sportit sepse ka punuar për vite e vite me rradhë në shkollën “Xheladin Fishta” që ka qenë e profilizuar për futbollin.

Nga duart e tij kanë dalë shumë lojtarë të talentuar dhe ai është shquar për një punë të shkëlqyer me ekipet e moshave. Ali dhe Esat Rakiqi për fat të keq janë ndarë të dy herët nga kjo jetë megjithatë kanë lënë pas një emër dhe figurë të mrekullueshme, me të cilët familjarët e tyre kanë me se të krenohen.

Dy vëllezër të cilët kanë bërë shumë për futbollin shkodran dhe që meritojnë padyshim vlerësim edhe sot. Jo më kot, po jua risjellim edhe njëherë para jush këtë dyshe fantastike, në një foto të bërë para 15 vitesh sëbashku.
Gjergj KOLA