Një skandal i vërtetë është zbuluar për votuesit e “Topit të Artë”. Fituesi, Modriç, duket se është votuar edhe nga persona që nuk ekzistojnë. Bëhet fjalë për përfaqësuesin e Komoros, arqipelagu vullkanik në lindje të Afrikës.

Gazetari që votoi ishet Abdu Boina, përfaqësues nga “albaladcomores.com”. Interesantja është se ky sajt ka 6 vite që është mbyllur. “Habitem që ekziston pasi gazeta ka 6 vite që nuk funksionon më. Ne nuk kemi pasur kurrë një person me emrin Abdu Boina.

Kishim vetëm 2 gazetarë sporti, Abdul Jusuf për frëngjisht dhe Sharif Husein për arabisht”, thotë Toimiou Abdu, i cili ka punuar si fotograf sporti për gazetën. “France Football” duket se nuk interesohet shumë për këto detaje.

Madje në sajti zyrtar nuk është ndërruar as flamuri i Komoros, sepse ai ka 17 vite që është ndërruar me një tjetër. Gazetari, Boina ka votuar Mbapenë si fitues, më pas Modriç, Ronaldo, Hazard dhe Salah.