Tuesday, March 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPalladino: ‘Mission Impossible’ ndaj Bayern Munich, por ëndrrat ekzistojnë

Palladino: ‘Mission Impossible’ ndaj Bayern Munich, por ëndrrat ekzistojnë

Trajneri i Atalantës, Raffaele Palladino, foli në prag të ndeshjes së parë të 1/8-finaleve të Champions League kundër Bayern Munich: “Për ne do të jetë një natë magjike, shumë e bukur, që duam ta shijojmë.

Është ëndërr të përballesh me Bayernin, një nga skuadrat më të forta në botë dhe ndoshta më në formë në 5 kampionatet kryesore europiane. Ndoshta është një ndeshje si ‘Mission Impossible’, do të duhet një mrekulli. Sidoqoftë, ëndrrat ekzistojnë dhe duam ta luajmë shansin tonë”.

Atalanta është e vetmja skuadër italiane ende në garë dhe Palladino e sheh këtë si krenari: “Është kënaqësi të përfaqësosh gjithë Italinë. Kemi marrë shumë mesazhe inkurajimi nga kolegë dhe ish-lojtarë të Fiorentinës dhe Monzës”.

Ai theksoi se bavarezët kanë pak dobësi dhe janë shumë të rrezikshëm në sulm, sidomos me Harry Kane. Megjithatë shtoi: “Nuk duhet ta ndryshojmë identitetin tonë. Duhet të mbajmë ritëm dhe intensitet të lartë”.

Palladino përmendi edhe mungesat e rëndësishme si Giacomo Raspadori, Charles De Ketelaere, Ederson dhe Giorgio Scalvini, por theksoi: “Nuk shoh kush mungon, sepse jam i sigurt që kush do të zbresë në fushë do të japë gjithçka për këtë fanellë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments