Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPanathinaikos krah Shqipërisë: Dhimbja e shpirtit tuaj është dhimbja jonë, qëndroni të...

Panathinaikos krah Shqipërisë: Dhimbja e shpirtit tuaj është dhimbja jonë, qëndroni të fortë

Klubet greke vazhdojnë solidarizimin për Shqipërinë duke lënë mënjanë çdo problem politik, urrejtje etnike apo gjithçka që ka ndodhur në të shkuarën. PAOK-u nisi të grumbullonte ndihma, AEK shprehur ngushëllimet dhe u solidarizua me Shqipërinë ndërkohë që është radha e Panathinaikosit për t’u bashkuar me dhimbjen tonë.

Klubi grek, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shprehur solidarizimin e tyre për vendin tonë. “Dhimbja e shpirtit tuaj, është dhimbja jonë. Vajtojmë për viktimat që ka shkaktuar tërmeti vdekjeprurës në Shqipëri”, shkruan klubi grek.

Ndërkohë, këtij solidarizimi i janë bashkuar edhe shumë tifozë të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe kanë harruar për një moment gjithçka. Kujtojmë që ditët e kaluara, edhe shumë klube në Itali u solidarizuan me Shqipërinë pas këtij tërmeti. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments