Shqiptari Elseid Hysaj dhe sllovaku Marek Hamsik, lojtarët më të mirë të Napolit ndaj Juventusit.Juventusi ka arritur të shënojë fitore në Sao Paolo duke e mposhtur Napolin 1-0.Ndeshjen e vendosi sulmuesi i rrezikshëm i Juventusit, Gonzalo Higuain, me një gol të shënuar në fillim të ndeshjes. Për këtë paraqitje të bukur që vinte edhe pas një operimi në dorë, Higuain është notuar me 8.0, por nuk është lojtar i ndeshjes.

Vlerësimin më të madh e ka marrë portieri Gianluigi Buffon me 8.1.Të gjithë lojtarët e Juvetusit kishin nota të larta, përveç Samih Khediras (6.7).
Napoli që pësoi humbjen e parë kishte vetëm dy lojtarë që u vërejtën më shumë, Marek Hamsik (7.1) dhe Elseid Hysaj (7.0).Lojtari më i dobët i ndeshjes doli, Mario Rui me 5.8.