Ish-futbollisti i Partizanit dhe kombëtares Ledio Pano beson se Vllaznia nuk është ende gati për të qenë pretendente për titullin kampion.

Në studion e “Sport News Plus” në “News 24”, Pano shtoi se Vllaznia ende po kolaudon skuadrën, ndërsa Partizani, Tirana, Laçi janë ekipe më të organizuara.

“Organizimi duhet 3-5 vjeçar për të luftuar për kampionat, sepse në momentin që je me djem të rinj me Vllazninë nuk mund të dalësh para Partizanit, Tiranës, Laçit.

Vllaznia i ka lojtarë të rinj dhe po i kolaudon. Laçi ka ekip shumë të fortë, e tregoi në Kupat e Europs Vjet filluan oshilacionet. Mos e bëni dramë që humbet me Kukësin. Pas 3 ndeshjeve të mira, psikologjia rritet tek ekipi.

Është gjë e mirë që presidenti të shpërblen me premio, por e rëndësishme është mënyra se si e menaxhon situatën skuadra”, u shpreh Pano.