Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në Spanjë. Kandidati për president të Barcelonës Viktor Font, ka plasur “bombën”, duke deklaruar se katalanasit rrezikojnë falimentimin.

Sipas tij asnjë nuk është në vendin e duhur dhe klubi rrezikon falimentin financiar.

“Kemi lajmëruar anëtarët e klubit se gjithccka po shkon drejt një stuhie të madhe. Koronavirusi ka ndikuar negativisht në ccdo fushë të jetës, ashtu edhe në sport.

Barcelona mund të shkojë drejt një falimentimi ekonomik dhe moral, loja mbaroi”, u shpreh ai. Kjo deklaratë e tij është pasqyruar në mediat spanjolle, ndërkohë që tifozët katalanas kanë filluar të dridhën.