Vildan Tufi mbush sot 75-vjeç. Në këto ditë të vështira që po kalojmë prej koronavirusit, nuk kanë munguar urimet në drejtim të trajnerit të njohur të atletikës.

Së fundi është Izmir Smajlaj, i cili e ka surprizuar në rrjetet sociale. Ai ka postuar një foto ku shfaqet me trajnerin Tufi duke emocionuar me diçiturën e zgjedhur.

“Gëzuar 75-vjetorin profe! Të uroj shëndet e lumturi gjithë jetën tënde. Pa ndihmën tënde, unë s’do isha këtu ku jam sot. Krenar me ty”, është urimi i kampionit të kërcimit për së gjati në vendin tonë.

E sigurtë që ky urim i ka zbukuruar ditën Tufit, që qëndron i karantinuar në shtëpi prej virusit “Covid 19”.