Kristian Panuçi ka folur për ‘Supersport’ pas humbjes ndaj Turqisë duke u shprehur se kjo është skuadra e Shqipërisë dhe se mungoi fati, ai shtoi se e respekton tifozerinë pavarësisht koreve ndaj tij.
“Pjesën e parë e nisëm mirë dhe krijuam raste por erdhi goli i parë dhe rezultati tregon se ishin ata që na shënuan. Në pjesën e dytë treguam shumë pak dhe diferenca fizike ka qenë shumë e dobët me vetëm një gjuajtje portë. Në pjesën e parë kishim mundësi por nuk mundëm të shënonim.
10 gola të pësuar 0 të shënuar? Është e vështirë. Sot luajta me dy sulmuesa. Këto janë lojtarët dhe kjo është skuadra.
Kemi bërë 11 goditje dhe 3 në portë. Memushaj ka qenë në të majtë por ka ardhur edhe në drejtim të qendrës dhe kjo ishte loja.
Koret e tifozëve? E respektoj publikun, por këta janë lojtarët që do të vazhdojmë në ndeshje të tjera. E kutin publikun që acarohet dhe shpresoj të reagojmë”, tha Panuçi.