Vllaznia ka fituar pasditen e sotme me rezultatin e thelle 6-1 ne ndeshjen e kthimit te turit te dyte te Kupes se Shqiperise ndaj Pogradecit dhe ka kaluar ne çerekfinale te ketij kompeticioni.

Por perpos fitores se thelle, ajo qe ra ne sy ne kete takim ka qene edhe aktivizimi nga minuta e pare i disa lojtareve te rinj, ne mes te cileve edhe mbrojtesi i majte Geralb Smajli.

Stafi teknik ka lene pushim Esin Hakajn per kete ndeshje dhe Smajli ne fakt e ka bere me se miri detyren e tij. Fale edhe aftesive qe ka, mbrojtesi 19 vjeçar ka qene shume aktiv gjate gjithe ndeshjes.

Ai ka qene vazhdimisht ne mbeshtetje te sulmit duke qene se ne detyrat mbrojtese nuk kishte shume pune. Per kete arsye, kroset e tij ne zonen pogradecare kane qene te shumta.

Nje prove kjo e kaluar me sukses prej tij dhe per kete arsye stafi teknik duhet te hedh me shume syte drejt tij dhe per t’i ofruar me shume minuta edhe ne ndeshjet e kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/