Botoshani ka zbritur sot në fushën e blertë teksa ka luajtur në një transfertë delikate, me skuadrën e njohur rumune të UTA Arad. Në radhët e skuadrës së Botoshanit luajnë edhe dy shqiptarë, Enriko Papa dhe Realdo Fili.

Të dy shqiptarë kanë luajtur sot, ndërsa Enriko Papa e ka niur si titullarë dhe është duke kapur formën e tij më të mirë. Ndërkohë që ka pasur minuta edhe për Realdo Filin që ka hyrë në fushë në pjesën e dytë.

Botoshani mori një pikë të vlefshme, në një barazim 0-0 në transfertë dhje ka 37 pikë, teksa synon që të zërë një vend që të çon në Kupat e Europës, duke qenë se cilësia është shtuar së tepërmi, por edhe konkurrenca është e madhe në radhët e skuadrës rumune…