Vllaznia U17 ia ka dalë të mundë edhe kundërshtarin e rradhës dhe të kualifikohet për në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Mesditën e sotme ajo ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Shoqatës së Futbollit “Pepa” dhe në këtë mënyrë ka fituar të drejtën për të avancuar më tej.

Në fakt pritej kjo fitore sepse ekipi shkodran ka në përbërje të tij lojtarë më të rinj që padyshim i kanë treguar vlerat e tyre edhe në këtë përballje.

Ka qenë kapiteni Enes Papaj ai që ka zhbllokuar shifrat që në minutën e 7-të të takimit duke shënuar golin e parë për ekipin shkodran. Një gol ky që i ka dhënë qetësinë e duhur atij për vazhdimin e lojës.

Ndërkohë në minutën e 38-të ka qenë sulmuesi Alesio Perloshi që ka dyfishuar shifrat megjithatë tre minuta më vonë do të ishte Gjata ai që ngushtoi shifrat për ekipin e SH.F. Pepa.

Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e Vllaznisë 2-1. Në të dytën ka vijuar epërsia e kuqebluve dhe në minutën e 81-të ka ardhur edhe goli i tretë me autor Rejan Alivodën. Në këtë mënyrë i gjithë takimi është mbyllur me fitoren e ekipit shkodran me rezultatin 3-1 dhe ai kualifikohet për në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
www.shkodrasport.com