U krijua disa vite me pare me nje ide te qarte per te promovuar lojtaret e rinj dhe deri diku ia arriti qellimit, megjithate me kalimin e viteve gjerat erdhen duke ndryshuar dhe per momentin “Vllaznia B” ekziston vetem ne leter.

Sivjet ky ekip militon ne kategorine e dyte, lojtaret e tij jane pa rroga, madje edhe trajneri qe e drejton ate merr vetem rrogen e Akademise ku drejton nje ekip tjeter.

Ne keto rrethana, klubi shkodran duket se eshte duke menduar opsionin e shkrirjes se ketij ekipi. Por kjo vjen per nje shkak tjeter: Ate te krijimit te ekipit U21.

Kete gje e ka bere te ditur vete administratori Suad Lici gjate zhvillimit te punimeve te Asamblese se klubit. Ai ka thene se Federata ka ne plan krijimin e kampionatit U21 per te gjithe ekipet dhe nisur nga kjo, mund te kete nje transformim te struktures se ekipeve te klubit kuqeblu.

“Federata ka bere planet qe ne sezonin e ardhshem te krijoje kampionatin U21 dhe ne fakt kjo eshte diçka pozitive sepse jo te gjithe lojtaret e ekipit U19 gjejne vend tek ekipi i pare. Per rrjedhoje ato mund te luajne edhe dy vjet tek ky ekip, ku dhe mund te spikasin dhe te jene ne dispozicion te ekipit te pare. Nese ndodhe kjo, “Vllaznia B” do te shkrihet”.
www.shkodrasport.com