Hansi Flik kërkon që të shmangë ndonjë surprizë të pakëndshme si ajo e Real Madrid një ditë më parë, ndaj në ndeshjen e sotme në Kupën e Mbretit ndaj Racing Santander, ka hedhur në fushë shumë nga yjet e ekipit.
Si rrjedhojë, nga minuta e parë janë yjet e sulmit si Olmo, Jamal, Ferran Torres e Rashford. Ndërkohë, në radhët e skuadrës vendase, luan nga minuta e parë si titullar Maget Gueje, ish-mesfushori i Partizanit, i larguar në vitin 2024 nga të kuqtë.
FORMACIONET ZYRTARE
RACING SANTANDER: Ezkieta, Mantija, Manu Hernando, Kastro, Mario Garsia, Injigo Sainz-Maza, Aldasoro, Suleiman, Guliashvili, Maget, Arana.
Trajner: Hoze Lopez
BARCELONA: Joan Garsía; Kunde, Kubarsí, Gerard Martín, Balde; Kasado, Bernal; Lamin Jamal, Olmo, Rashford; Ferran Torres.
Trajner: Hansi Flik


