Sulmuesi i Kombëtares, Sidrit Guri e ka nisur mbarë vitin 2019-të. Shkodrani gjeti rrugën e rrjetës në sfidën miqësore ndaj holandezve të Utrehtit, teksa skuadra e Ostendes arriti të triumfonte me rezultatin 1-2.

Shqiptari e nisi sfidën nga stoli dhe u aktivizua nga trajneri në pjesën e dytë. Vetëm pak minuta i mjaftuar Gurit, ku në minutën e 78-të, përmbysi rezultatin, duke mposhtur kështu skuadrën e trajnerit serb Dik Advokat.

25-vjeçari ka humbur disi terren në skuadrën belge, teksa shpreson që me golat e tij të bindë trajnerin e Ostendes për të fituar vendin e titullarit.

Miqësore:

UTREHT-OSTENDE 1-2
Shënues: Venema 64’ / Batalie 74′, Guri 78’