Nesër, Kamza do të luajë kundër Partizanit, në kuadër të javës së fundit të Superiores. Ky takim është mjaft i rëndësishëm për ekipin e drejtuar nga Julian Ahmataj, pasi një fitore e tyre do të siguronte qëndrimin në Superiore.

Para këtij takimi, Presidenti i Kamzës, Xhelal Mziu ka mbledhur ekipin dhe i ka inkurajuar për takimin me Partizanin.

“Inkurajim dhe mbështetje maksimale për futbollistët e Kamzës, për të arritur fitoren në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit”, ka shkruar Mziu në Facebook. Ndeshja Partizani – Kamza do të luhet nesër në orën 17:00./newsport/