Armando Vajushi është surprizuar nga ana e trajnerit Panuçi, teksa pas një kohe të gjatë që nuk thirrej nga kombëtarja shqiptare, mesfushori do të ketë shansin e tij në takimet miqësore ndaj Kosovës dhe Ukrainës.

Situata ndryshon nëse flasim për klubin e shkodranit, pasi ekipi i Pro Veçelit që zotëron kartonin e futbollistit, ka rënë në Serinë C.

Vajushi ishte i huazuar në gjysmën e këtij sezoni me Avelinon, teksa është aktivizuar në 9 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

Sipas lajmeve të fundit që vijnë Italia, përflitet se Avelino do të tentojë të blejë kartonin e Vajushit, për ta pasur në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm./vipsport/