Bajern Mynih nuk do të ishte i gatshëm as të negocionte për një ofertë që tejkalon 100 milionë euro për Lenart Karl.
Të paktën kështu ka spekuluar gazetari Kristian Falk. Falë zhvillimit mbresëlënës dhe paraqitjeve të forta me fanellën e Bajernit, Karl ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit. Vlera e tij në treg vlerësohet rreth 100 milionë euro.
“Për sqarim: çdo klub i interesuar në botë duhet të marrë parasysh një ofertë shumë mbi 100 milionë euro,” thotë Falk. “Reali duhet ta bëjë një ofertë të tillë dhe vetëm atëherë Bajerni do të ulet për diskutime.”
Megjithatë, largimi i Karl nuk është temë diskutimi te gjermanët. “Bajerni nuk do ta shesë këtë lojtar. Ai ka një të ardhme të madhe. Është gjerman dhe vjen nga akademia e Bajernit. Në këtë rast, 100 milionë euro me shumë gjasa nuk do të mjaftonin.”


