Partizani ka arritur akordin me sulmuesin Rubin Hebaj. Newsport.al mëson se nesër bëhet prezantimi i lojtarit. 19 vjeçari është pjesë e NK Domzale,

por konkurenca e dortë në këtë ekip nuk ka mundur t’i sigurojë minutat e kërkuara dhe tashmë Partizani mbetet një alternativë shumë e mirë për të. Palët kanë arritur një kontratë 1 vjeçare me të drejtë blerje.

Drejtuesit e 15 herë kampionëve të vendit shohin te 19 vjeçari futbollistin, i cili do t’i sjellë në ekip golat e munguar nga Edgar Çani, që përveçse nuk dha atë që pritej, ka edhe një fature shumë të lartë, me një pagë prej 20 mijë eurosh në muaj.

Rubin Hebaj në të njëjtën kohë është pjesë e Kombëtares së moshave U19 dhe U21.