Partizani barazoi 1-1 ndaj Bate Borisov në stadiumin “Air Albania”. Mbetet gjithçka e hapur për sfidën e kthimit që do të luhet një javë më vonë.

Bjellorusët kaluan të parët në avantazh me Antilevski në minutën e 58-të, por vetëm 10 minuta më vonë Partizani barazoi shifrat me Tedi Carën. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe skuadrat u ndanë në “paqe”.

Vlen të përmendet se Partizani në pjesën e parë kishte raste të shumta shënimi, por nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë.

Cara dhe Mba me nga dy mundësi shënimi, si dhe Murataj, Mehmeti e Rrapaj, ishin lojtarët që kishin rastet më të pastra për shënim në pjesën e parë.