Vllaznia U21 ka fituar me permbysje ndaj Apolonise ne ndeshjen e rradhes per kampionat te luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Fieraket e kane mbyllur pjesen e pare ne avantazh 2-0, por ne te dyten kuqeblute kane permbysur gjithçka duke fituar ne fund me shifrat 4-2.

Ka qene Rakipaj ai qe ka shenuar dy gola njeri pas tjetrit ne 45 minutat e para te cilet krijuan bindjen qe Apolonia do ta fitonte kete ndeshje, por nuk do te ndodhte keshtu.

Ne pjesen e dyte mbi te gjithe ka shkelqyer sulmuesi brazilian Bruno Gomes i cili ka shenuar tre gola duke rikthyer avantazhin ne favorin e Vllaznia U21, por njekohesisht ka spikatur edhe Antonio Delaj me lojen e tij.

Ne minutat e fundit ka patur vend edhe per nje gol te fundit shenuar nga futbollisti i ri Bajrami qe ka sigluar rezultatin perfundimtar 4-2 ne favor te Vllaznia U21. Pas javes se 14-te te kampionatit ajo eshte ngjitur ne kuoten e 25 pikeve dhe eshte e pozicionuar ne vendin e katert, me pike te barabarta me Partizanin qe ka nje ndeshje me pak te luajtur./SHKODRASPORT.COM/