Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLPartizani bind Bardhin, lojtari rinovon me të kuqtë

Partizani bind Bardhin, lojtari rinovon me të kuqtë

Partizani ka bërë të ditur se ka rinovuar kontratën me Jurgen Bardhin. Sulmuesi do të mbetet pjesë e të kuqve edhe për sezonin e ardhshëm, teksa tashmë do të jetë i fokusuar për të luajtur në Kupat e Europës e më pas për të bërë mirë jë kampionat.

Kështu, te klubi i kuq po kujdesen të mbajnë pranë edhe elementët e nevojshëm për trajnerin Ilir Daja, e të mos përqëndrohen vetëm te merkato në hyrje, aty ku së fundmi janë zyrtarizuar afrimet e Herald Markut dhe Emiljano Mustës.

Njoftimi i Partizanit:

FK Partizani zyrtarizon zgjatjen e bashkëpunimit me Jurgen Bardhin. Klubi dhe lojtari kanë rinovuar kontratën dhe sulmuesi 23 vjeçar do të jetë pjesë e 16-të herë kampionëve të vendit edhe për një tjetër sezon

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments