Scutari U-17 ka arritur te marre nje fitore diten e sotme ndaj Akademise se Futbollit Bajrami. Ne ndeshjen e luajtur paraditen e sotme ne Kompleksin Internacional Tirana, ajo ka fituar me rezultatin e ngushte 1-0 ndaj ekipit te Akademise Bajrami.

Duhet thene se ndeshja ka qene shume e forte dhe e dyluftuar nga te dy ekipet. Nga menyra si eshte zhvilluar loja, u kuptua se kush do te shenonte, do ta fitonte ndeshjen dhe keshtu ka ndodhur.

Ne minuten e 39-te te pjeses se pare, ka qene Hotaj me nje penallti, ai qe e ka derguar topin ne rrjeten e portes se Akademise Bajrami dhe ky gol i ka mjaftuar Scutarit U-17 per ta fituar ndeshjen.

Keshtu, gjithçka eshte mbyllur ne shifrat 1-0 dhe ekipi i drejtuar nga trajneri Erjon Hasaj e sheh veten ne vendin e trete ne kuoten e 4 pikeve, ne mes gjashte ekipeve me te mira te kesaj grupmoshe, qe do te vijojne serish rrugetimin per fitimin e ketij kampionati, teksa ekipi me i miri do te ngjitet ne Superioren e moshes U-17.
Maringlen ZHIVANI