...
HomePA KATEGORIPartizani bindet, lejon sulmuesin të firmosë në Kazakistan

Partizani bindet, lejon sulmuesin të firmosë në Kazakistan

Lukas Kardozo nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e Partizanit. Sulmuesi prej javësh ka marrë një ofertë nga një klub i sapongjitur në elitën e futbollit kazak, por deri më tani nuk kishte arritur të merrte miratimin e drejtuesve të kuq për t’u larguar.

Kardozo kishte kontratë me Partizanin deri në fund të këtij sezoni dhe i ishte bërë e qartë se nëse dëshironte të largohej, ekipi që do shërbimet e tij duhet të paguajë.

Kishte një moment kur negociatat ngecën dhe Partizani nisi të mendojë edhe rinovimin me sulmuesin, por klubi kazak, emri të cilit për momentin nuk bëhet i ditur, ka vendosur të japë një shifër parash për të bindur Partizanin.

Braziliani ditën e djeshme është pajisur me dokumentacionin e nevojshëm dhe sot do të udhëtojë drejt Turqisë, ku ekipi i tij i ri po kryen fazën përgatitore, para nisjes së sezonit.

Pritet që Partizani së shpejti të zyrtarizojë divorcin me 27-vjeçari largimin, i cili është largimi i tretë në radhë në këtë merkato dimri.

Kardozo u bë pjesë e Partizanit në vitin 2018, kur Partizani pagoi 30 mijë euro për ta blerë nga maqedonasit e Pelister dhe arriti të jetë pjesë e ekipit fitues të titullit kampion, pas 26 vitesh.

Gjithsesi, në asnjë moment latini nuk arriti të jetë i rëndësishëm për Partizanin dhe dëmtimet e kanë dënuar vazhdimisht, duke munguar në shumë ndeshje me “demat”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.