Partizani kërkon me çdo kusht ta largojë Ergys Kaçen për të shpëtuar nga kostoja e tij e madhe financiare.
Prej ditësh, lojtari dhe klubi po negociojnë për mbylljen e bashkëpunimit, por Kaçe po bën rezistencë me pretendimet e tij të larta për të pranuar mbylljen e bashkëpunimit.
Klubi ka bërë edhe lëvizjen e fundit për ta detyruar atë të largohet. Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Kaçe është dërguar nga trajneri Mehmeti të stërvitet me Partizanin U-21.
Kjo lëvizje natyrisht është mesazh i qartë për korçarin, se nëse ai nuk largohet, nuk do të ketë shansin të luajë.
Drejtuesit i kërkuan edhe pak ditë më parë mesfushorit të shkonte tek ekipi U-21, por ai fillimisht refuzoi.