Bylis dhe Partizani do të masin forcat prej orës 13:30. Ky takim në Ballsh është i vlefshëm për javën e 23-të të Superiores dhe vlen për mbijetesën.
Ndeshja e parë në Ballsh për këtë sezon u fitua nga Bylisi, ndërsa ajo në Tiranë nga Partizani. Prej 13 përballjesh radhazi, ky takim prodhon një fitues.
Trajneri Josa vendosi menjëherë për tre debutime. Te Bylisi nga minuta e parë e nisin Ozols, Dimov dhe Fokam që i janë bashkuar së fundmi skuadrës.
Kërnaja ndërkohë preferon Sembenen nga minuta e parë, duke konfirmuar se çdo gjë është në rregull me të pas kolapsit tek “Arena e Demave”. Skuka i pezulluar zëvendësohet nga Toma dhe pjesa tjetër është e pandryshuar nga java e kaluar.
REZULTATI LIVE
BYLIS 1-2 PARTIZANI
29′ Fokam – 81′ Toma, 90+1′ Hjumen.


