Myrto Uzuni është lojtari i momentit në Secunda Division. Shqiptari kërkon të rikthejë Granada-n aty ku e gjeti një vit më parë. Nuk mundi të evitonte rënien nga kategoria por e ka të qartë se nuk e braktis ekipin që i dha mundësinë që të luante në një kampionat me idhullin e vet, Cristiano Ronaldo. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist i një interviste për të përditshmen spanjolle “AS”, aty ku tregon ëndrrat dhe mabicien që ka për jetën.

Me 17 gola të shënuar, jeni goleadori i kampionatit dhe po luftoni për tu ngjitur në Primera…

Mendoj se ky është momenti më i mirë i karrierës time. Gjithçka ka ardhur si pasojë e një punë të madhe, asgjë nuk vjen rastësisht. Gjithçka kam arritur e kam falë mentalitetit tim prej fituesi.

Një vit më parë erdhe gjatë merkatos të janarit. Të kushtoi shumë periudha e adaptimit?

Kalova një vit të ndërlikuar. Në jetë gjerat nuk shkojnë gjithmonë siç duam. Kur mbërrita këtu kisha shumë vështirësi, ekipi humbi gati të gjitha ndeshjet dhe e kisha të vështirë të adaptohesha. Mendoj se një vit më parë na mungonte edhe harmonia. Futbolli është për të fituar dhe humbjet nuk ndihmojnë në mbajtjen e harmonisë.


Tani mund ta themi me plot gojën se jeni adaptuar.

Tipi i lojës në Hungari është krejt ndryshe nga ai në Spanjë. La Liga është tjetër gjë. Është një hap i madh. Vështirë se diksuh mund mësohet shpejt me një ndryshim kaq të madh. Në Spanjë shumë gjëra ndryshuan, lloji i futbollit, kualiteti i rivalëve, mentaliteti…

Nise të luaje si sulmues i majtë, por tani luan në majën e repartit. Ku ndiheni më shumë komod?

Ndihem më mirë si sulmues i pastër pasi më pëlqen të shënoj gola dhe të ndihmoj ekipin. Kur luaj në sulm jam më pranë portës.

Edhe pse keni rënë nga kategoria vendose që të rikthehej këtë verë tek Granada.

Vendosa që ti bashkohesha Granada-s pasi idhulli im luante këtu dhe gjithmonë kam ndjekur kampionatin nëpërmjet televizorit. Të luaja në La Liga për mua ishte një ëndërr. Në verë vendosa që të mos largohesha prej këtej pasi ndihem i mirëpritur. Njerëzit këtu më duan dhe ndidhem si në shtëpinë time.

Mund të transferoheshe diku tjetër këtë dimër, pasi ofertat nuk të mungonin.

Kur luan dhe shënon gola ofertat vijnë gjithmonë. Ekipi zbriti me mua një kategori më poshtë tani është detyra ime që ta rikthej atje ku ishim. Është një varkë e vetmuar në detë dhe nëse nuk vozit askush nuk do të dali kurrë në breg. Ky është mentaliteti që më kanë mësuar prindërit. Nuk duhet të braktis kurrë njerëzit në momentin që ato kanë nevojë për mua.

Mendon vetëm për ngjitjen në Primera.

Po, kam ëndërr të rikthehem aty. Nuk kam dëgjuar për ofertat që kanë ardhur për mua pasi nuk doja që të humbja përqëndrimin. Për momentin më i intereson vetëm ajo që ndodh këtu.


Kush është çelësi i suksesit për të arritur kalimin në Primera Division?

Personalisht, mendoj duke u fokusuar në futbollin tim. Është e vetmja gjë që mund të bëj, është një dhuratë që më ka dhënë Zoti dhe punoj çdo ditë që të jem gjithnjë e më mirë.

A mendon se Callejón është kolegu më i mirë i repartit që ke patur? Si është të luash pranë tij?

E shikoj se jemi dyshja e sulmit më e mirë në Europë. Callejón është një lojtar i madh, ka luajtur për formacione si Real Madrid apo dhe Napoli. Ka shumë kualitet. Ndihem shumë mirë pranë tij.


Tashmë je kthyer në idhullin e stadiumit “Los Cármenes”…

Nuk e konsideroj veten idhullin e askujt, vetëm përqëndrohem në lojë sa herë fus këmbët në stadium. Dua të shënoj gola dhe të dërgoj ekipin në Primera.


Nuk jeni mes të preferuave të publikut se shënoni gola, por edhe pse lufton në çdo pjesë të fushës në çdo minutë të lojës.

Detyra ime është të luftoj. Nuk është e lehtë të mendosh prej nga kam ardhur. Nuk dua të kthehem ku isha. Vlerësoj në maksimum kohën që jam këtu. Më pëlqejnë shumë lojtarët që luftojnë.


Nga buron pasioni juaj për futbollin?

Përveç futbollit dhe ndjesisë që të jep fusha asgjë tjetër në jetë nuk më jep lumturi. Jam i bindur për këtë që them, ata që më njohin e dinë fare mirë.


Përse nuk keni patur një fëmijëri të mirë…

Futbolli ishte rrugëdalja ime e vetme. E dija se vetëm nëpërmjet futbollit familja ime do të kishte një rrugëdalje. Familja ime skarifikoi shumë për mua duke emigruar në Greqi përmes maleve për tri ditë. Atje njerëzit më gjykonin se isha shqiptar. Ishim pa letra se Shqipëria nuk ishte pjesë e BE-së. Kur arritëm atje ishte minus zero. Të gjithë punonim, më është dashur të punoj shumë për të ndihmuar familjen.


Dhe familja ka vënë bast për ëndrrën tuaj për të qenë futbollist duke u kthyer në Shqipëri.

Është vendimi më i mirë që ka marrë ndonjëherë babai im. Kur Olimpiakos më refuzoi për mungesën e letrave, ne u kthyem pavarësisht se kjo nënkuptonte humbje të madhe financiare. Nuk ishte fitimprurëse për ne ai vendim në atë kohë. Paguam një tjetër udhëtim nëpër male për tre ditë prej 20,000 eurosh. Ishte shumë e vështirë, kjo është forca ime.

Përse Cristiano Ronaldo?

Identifikohem me të. Është një pasqyrë e jetës time. Ai lindi pa asgjë dhe duhej të punonte shumë për të arritur në majë. Ai më mësoi se me shumë punë dhe pasion mund të arrihet gjithçka.


Ngjani si lojtarë?

Jo, po flasim për më të mirin në botë. Nuk kam lidhje me Ronaldo-n, mendoj se vetëm mentaliteti na bashkon.


Keni luajtur kundër Ronaldo-s kur ai ishte pjesë e Juventusi-t madje keni shënuar dhe keni festuar me mënyrën e tij.

Unë shënova golin e parë dhe festova si ai. Cristiano mendoi se po e vija në lojë, se ishte ironi. Më pas ai shënoi dhe festoi duke më treguar me gisht. Në pjesën e parë i shpjegova se ishte idhulli im dhe se e ndiqja gjithmonë. Ai më komplimentoi për lojën dhe më inkurajoi të vazhdoja dhe të punoja shumë. Ishte një ditë shumë e madhe.

Keni një ëndërr afatmesme?

Do të doja të kaloja 25 gola për të qenë golashënuesi më i mirë i Granadës në një sezon.

Nëse e bën, a do të premtoni ndonjë gjë?

Jo (qesh). Unë nuk premtoj asgjë, nëse e bej atëherë duhet ta mbaj. E rëndësishme është skuadra, nuk janë qëllimet e mia, por fitorja dhe arritja e tre pikëve.


Dhe, shpresojmë, të ktheheni në Primera Division për të luajtur kundër më të mirëve…

Po flasim për skuadrat më të mira në botë, është e veçantë të luash kundër skuadrave si Real Madrid apo Barcelona, ​​si të luash në Champions League… por tani duhet të mendojmë për Huesca-n.