Oferte nga Teuta, Tirana apo ndonje skuader tjeter, por Mehdi Çoba do te vazhdoje te jete pjese e Vllaznise. Sulmuesi 21 vjeçar ka rinovuar sot edhe per tre vjet te tjera me klubin shkodran.

Ky eshte njoftimi zyrtar qe ka publikuar vete klubi shkodran mbremjen e sotme dhe ky padyshim qe eshte nje tregues se te Vllaznia kane filluar te mendojne edhe per te ardhmen.

Ja njoftimi i Vllaznise per kete rinovim:

“Ekipi i Vllaznisë është i fokusuar maksimalisht për t’i arritur objektivat e këtij sezoni, por ndërkohë nga ana tjetër drejtuesit e klubit kanë nisur punën për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Hapi i parë i rëndësishëm që është zyrtarizuar ditën e sotme ka qenë rinovimi i kontratës me sulmuesin Mehdi Çoba. Duke e konsideruar atë një element të së ardhshëm, bëjmë me dije se me këtë futbollist është firmosur një kontratë trevjeçare. Suksese #MehdiÇoba me fanellën kuqeblu!”