Është mbyllur Shqipëri 0-2 Angli. Ndeshja e “Air Albania” vlente për kualifikueset e Botërorit 2022, me kuqezinjtë që kanë pësuar nga një gol në secilën pjesë.

Ka qenë Kane që ka hapur sfidën në të 38 minutë, ndërsa Mount në të 63 ka vulosur gjithçka. Shqipëria e nisi mirë sfidën, teksa nuk rrezikoi pas për 20 minutat e para.

Ka qenë Uzuni që në të 13 minutë kishte shansin e artë të kalonte tanët në epërsi, duke u hutuar para gjigantëve anglezë. Duket se të besuarit e Rejas kanë qenë të pafuqishëm përballë “Tre Luanëve” që shkojnë në kuotën e 6 pikëve. Shqipëria udhëton drejt San Marinos për të luajtur pas tre ditësh, teksa qëndrojmë me tri pikë.

“E vështirë? Po, ishte një ndeshje shumë e vështirë. Nuk I jap notë Shqipërisë sepse ka qenë ndeshje e vështirë. Loja ka qenë e fortë pasi edhe fusha e tregoi.

Mbrojtësit? Shqipëria ka lojtarë të mirë sepse e treguan. Nuk dua të jap emra, për ne ishte mirë që dolëm me pikë të plotë”, tha sulmuesi i Tottenham pas ndeshjes./newsport/