Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, mendon se kritikat që kanë shpërthyer pas humbjes me Anglinë, ishin të pakuptueshme. Në fjalët e tij për “SuperSport”, ai theksoi se Shqipëria kishet bërë ndeshje të mirë.

“Nëse merrni në analizë të dy skuadrat, ne e bazuam ndeshjen të mbyllja e hapësirave në pjesën e parë, ata nuk bënë asnjë gjuajtje në portë. Ata kaluan në avantazh për një gabim. Ne e bazuam ndeshjen te kundërsulmi, Uzuni e pati. Por ne duhej të bënim 4-5 herë e nuk ia dolëm, se janë të fortë fizikisht, në planin mbrojtës bëmë ndeshje të madhe. E pastaj nuk bëmë shumë në sulm, sa i përket pjesës tjetër, ndeshjen e bëmë si duhej të bënim.

Kemi pare lojtarë që kanë bërë ndeshje të madhe, që mund të konkurrojnë me këta lojtarë që luajnë në nivelet më të larta. Por ishim, ishte konkurrencë e bukur se e kupton se çfarë force ke e çfarë mund të korrigjosh. Ata edhe në 2-0 nuk dorëzohen, janë të përqendruar, kishin sytë të hapur me shumë vëmendje e kjo bën diferencën. Ne kur luajmë me Andorrën e San Marinon, kënaqemi, ndërsa ata nuk e bëjnë, kjo bën diferencën.

Çikalleshi ndoshta sot nuk ishte në kushtet më të mira, por sepse ka momente gjatë ndeshjes, apo gjendje fizike e mendore që nuk është lojtari që njohim ne. Kishte vështirësi se përballë kishte lojtarë të nivelit të lartë që nuk të lënë hapësira e kur ke topin të hidhen sipër. Sa i përket përkushtimit nuk mund të them asgjë ndaj Çikalleshit e askujt, kemi bërë disa, në pjesën e dytë mbajtëm topin me më shumë siguri që nuk e bëmë në pjesën e parë.

Uzuni? Çfarë të mendosh! Ishte fatkeqësi se po të kishim avantazhin mund të kishim nervozizëm. Ne mund të ishim më të qetë. Nuk ndodhi, mëkat, do të ishte e bukur, t’i shënonim gol Anglisë sidomos në 0-0. Të ishim në avantazh do të ishte kënaqësi shumë e bukur.

Ju keni koncepte të çuditshme në futboll, unë vë bast se nëse do të barazonim apo fitonim do të gjenit diçka në aspektin kritik se ndoshta është kryesorja që njerëzit këtu kanë. Duhet vlerësuar fort kundërshtari. Jo se nuk duam, duhet të shohim nëse të lë kundërshtari, kur ke të ndryshëm ndoshta mund të ndodhë diçka tjetër. Duhet marrë në konsideratë kundër kujt luan, është ekip i fortë, kanë forcë, mbyllin hapësirat dhe kur përplasesh me ta fluturon tutje.

Është e vështirë të ulësh topin se të hidhen sipër, nuk na linin të merrnim frymë. Por duhet të jemi të fortë fizikisht si ata, ne e bëmë ndeshjen si e përgatitëm, sipas meje nëse nuk pësonim në pjeësn e parë, me kalimin e minutave bënim diçka. Golin ia dhamë ne, pastaj patën mundësi, por për një ekip të këtij niveli, kemi bërë një ndeshje të nivelit të mirë, nuk mund të themi asgjë”, tha Reja. /vipsport/