Skënderbeu ndodhet në një pozicion të vështirë dhe ashtu si një vit më parë, noton në ujëra të ftohta për sa i përket renditjes. Korçarët pas humbjes së fundit ndaj Egnatias ndodhen në vendin e fundit në klasifikim dhe ky pozicion kishte kohë që nuk njihej nga bardhekuqtë. Një situatë e tillë ka prekur jo vetëm ekipin aktual, por edhe gjithë opinionin publik në Korçë.

Ishkapiteni, Stavrion Lako, e sheh këtë situatë të ngjashme me atë të një sezoni më parë. Për Lakon, situata në të cilën ndodhet ekipi është shqetësuese, pasi veç mungesës së fitoreve, edhe problemet e tjera në klub bëjnë që ky moment të jetë delikat. Por përpos kësaj, ish-kapiteni i Skënderbeut mendon se korçarët kanë cilësinë e duhur për t’ia dalë të mbijetojnë në Superiore. “Vendi i fundit ku kemi zbritur këtë javë, është një dramë më vete për Skënderbeun.

Kishim vite që nuk e shihnim ekipin në këtë pozicion dhe normalisht që situata është e rëndë, nuk kemi pse ta mbulojmë. Unë e shoh ekipin në një pozicion të ngjashëm me atë të një sezoni më parë. Ndoshta për disa gjëra ai i vjetshmi ka qenë sezon më i shumë probleme e kanë shoqëruar Skënderbeun. Një prej tyre është dëmtimi i shumë lojtarëve, që penalizojnë skuadrën në përballjet e radhës. Shpresoj që ndaj Vllaznisë të jetë pika e kthesës.

Nuk e shoh me skepticizëm, pasi ky ekip ka reaguar gjithmonë në të tilla vështirë pasi ekipi nuk funksiononte mirë dhe pësonte shumë, madje kishte edhe më pak pikë. Por këtë vit nuk kemi asnjë ekip të stakuar në fund të renditjes, siç ishte Apolonia, dhe ringritja bëhet disi më e vështirë. Mund të them se në ndeshjet e fundit, veç humbjeve, ndeshje të vështira. Prandaj, besimi është i madh. Cilësiaështë dhe lojtarët janë.

Më besoni, nuk është një grup i keqlojtarësh, por shumë cilësor. Mjafton pak optimizëm mëshumë dhe besim te vetja për të bërë atë hap cilësor, që i mungon Skënderbeut në këtojavë të fundit. Jam i mendimit se humbjet radhazi i kanë tronditur lojtarët. Eliminimi ngaKupa ishte pika kyçe dhe kalënë shenjë. Por nuk duhet takenë mendjen atje”, theksoi fillimisht Lako.

TRAJNERI – I ndalur më paste situata që është krijuar edherreth trajnerit Migen Memelli, Lako është kategorik në qëndrimin e tij, kur shprehet seaskush nuk e bën dot punën si Memelli në këtë moment. “Kamparë shumë që i dalin kundër trajnerit dhe duan largimin etij. Kjo nuk është në të mirë të ekipit.

Memelli është një trajner me karakter të fortë dhemotivues. E njeh shumë mirëambientin dhe lojtarët. Nuk besoj se është momenti për ndryshim në pankinë. Idetë e tij janë të qarta dhe lojtarët endjekin. Çdo trajner tjetër qëdo të vinte në vend të tij, dotë ishte një regres për ekipin”, mbylli prononcimin e tij Stavrion Lako.