Rigers Karaj është tërhequr përfundimisht nga futbolli i luajtur. 30 vjeçari ka dhënë lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai lë kështu futbollin pas 11 vitesh si profesionist, teksa shkruan se vendimi vjen për arsye të shumta.

Karaj ka një CV të pasur në vendin tonë, ku ka qenë pjesë e disa ekipeve. Mund të përmendim eksperiencat me skuadra si Butrinti, Erzeni, Skrapari, Tërbuni apo edhe Dinamo. Gjithashtu, ka zhvilluar 3 sezone me Korabin.

“Për arsye të shumta, kam vendosur të heq dorë përfundimisht nga ëndrra ime dhe pasioni që kam për futbollin. Rrugëtimit të gjatë prej 11 vitesh si profesionist i erdhi fundi.

Falenderoj nga zemra të gjithë sportdashësit dhe tifozërinë e çdo ekipin që unë kam qenë. I falenderoj për mbështetjen” – shkruajti ai./newsport/