Sky Sport Deutschland publikoi pasditen e të premtes një deklaratë të presidentit të nderit të Bayernit të Mynihut, Uli Hoeness, për mundësinë që Harry Kane, futbollisti ikonë i Tottenhamit, të veshë fanellën e bavarezëve.

“Unë po shpreh mendimin tim në veçanti për rastin Kane. Ai është pothuajse 30 vjeç dhe vitin e kaluar Tottenhami refuzoi një ofertë prej 160 milionë eurosh nga Manchester City, ndaj thashë se në këtë rast do të ishte fantastike nëse Bayern t’i afrohej një transferimi të tillë.”

Por Hoeness thekson se ky është thjesht mendim i tij dhe se vendimet të gjigantët e Gjermanisë merren në mënyrë kolegjiale.

“Megjithatë unë jam një nga nëntë anëtarët dhe nëse them mos e blini dhe tetë të tjerët e thonë do të blihet, sigurisht që do të blihet. Kështu është në demokraci”.