E ardhmja e pankinës së Interit është ende në dyshim dhe një sërë emrash po lakohen si pasuesit e mundshëm të Inzagit, gjithmonë nëse 46-vjeçari lë skuadrën në fund të sezonit.

Pas Tiago Motës që ka qenë i lidhur me ngjyrat zikaltër edhe për shkak të së shkuarës së tij si ish, në skenë sipas “La Reppubblica”-s ka dalë edhe emri i Ivan Juriçit, trajnerit aktual të Torinos.

Gjithashtu përfliten dhe emra të tjerë jashtë Serisë A, si Antonio Konte, Jyrgen Klop dhe Tomas Tuhel.